Pse partitë maqedonase e kërkojnë Ali Ahmetin dhe BDI-në në opozitë?


Shkruan: TetovaSot

Ka kohë që refrenet e partive maqedonase përsëriten për të hequr fuqinë politike të shqiptarëve në pushtet. Ata janë në gjah ose në kërkim të partnerëve tjerë vetëm e vetëm që ta shohin Ali Ahmetin dhe BDI-në në opozitë. E kërkoi më herët ish kryeministri Zoran Zaev, ish kryetar I LSDM-së më saktë në zgjedhjet e fundit Parlamentare edhe pse ishte në koalicion, por iu kthye si një bumerang për shkak se BDI u rrit dhe mori më shumë deputet sa kishte pra mori 15 deputetë dhe me një fitore absolute ndërsa LSDM përjetoi një debakëll dhe mjë humbje të thellë.

Tani me ngulm të madh me deklarata të njejta këkon edhe lider tjetër ai i opozitës maqedonase Kristijan Mickovski I VMRO-së. Edhe ai bie dhe zgjohet me dëshirën që BDI –në dhe Ali Ahmetin një here të vetme ta sheh të dobësuar dhe në opozitë. Por ky front i përhershëm maqedonas ka një arsye të madhe që e kërkon me ngulm një gjë të tillë.

Pyetja është: A janë të rastësishme këto tek pala maqedonase? Pse kërkojnë terren pa pengesa për realizimin e qëllimeve të tyre kombëtare në dëm të interesave shqiptare?

BDI qëndron si një fortesë përpara tyre dhe partive maqedonase u pengon një forcë reale te shqiptarët. Partia e Ali Ahmetit – BDI qëndron ballë për ballë me ta duke ndaluar ose ndërprerë qëllimin që kanë partitë maqedonase dhe bashkë me këtë përballje mbrohen edhe shqiptarët dhe interesat kombëtare në Maqedoninë e Veriut.

Pra ka diçka serioze që partitë maqedonase e kërkojnë në opozitë forcën e vërtetë shqiptare siç është BDI dhe Ali Ahmetin në kërkim të aleancave me forca tjera politike shqiptare me të cilat mund t’i realizojnë qëllimet e tyre kombëtare dhe shtetërore.

Mickovski dhe të tjerët nuk e bëjnë këtë rastësisht për shkak se ata nuk përgjigjen direkt se çfarë ata s’mund të bëjnë kur BDI është në pushtet dhe që ata duan me çdo kusht ta shohin në opozitë. A dëshirojnë ata të kenë afër një lider tjetër që të ulin dinjitetin shqiptarë nëse BDI është në opozitë apo edhe më keq duan të na shfarrosin si komb në Maqedoni me metoda të tjera të sofistikuara?!

Por, pavarësisht çdo gjëje tjetër këtë qëllim të liderëve maqedonas nuk e lejojnë vetë shqiptarët që kanë ditur se kujt deri tani i kanë dhënë një mbështetje të fortë duke mos lejuar që të dirigjohen nga dëshirat e Zaevit dhe Mickovskit. Shqiprarët duan siguri dhe këtë përveç Ali Ahmetit asnjë lider tjetër në Maqedoninë e Veriut nuk mund tua garantojë. Ai është rezistent ndaj qëllimeve maqedonase dhe nuk i lejon të realizojnë skenare të tilla.

Ali Ahmeti dhe BDI kanë bazament të fortë politik dhe nuk lejojnë lehtë të rrënohen apo shemben interesat e forta të ndërtuara nga sakrifica, mundi dhe gjaku për të arritur deri këtu. Nuk është e njëjtë kur përballë partitë maqedonase kanë Ali Ahmetin dhe BDI-në apo të kenë lider tjerë dhe partitë tjera shqiptare të cilat lehtë mund t’i kontrollojnë. Andaj edhe Mickovski sot sikur Zaevi dje kërkojnë që Ali Ahmeti të jetë në opzitë, por në opozitë BDI-në nuk e çon as Zaevi, as Mickovksi, e as ëndrrat e liderëve shqiptarë me zemër të vogël, por Ahmetin mund ta çojnë vetëm shqiptarët, e shqiptatët nuk e çojnë askënd në opozitë nëse ai lider I mbron interesat kombëtare në vend.