Pse pandemia po i bën njerëzit të duken më të plakur?

A ju duket fytyra pak më e vjetër këto kohët e fundit? Nëse jo, sa mirë për ju. Nëse po, ka në arsye.“Një arsye është për shkak të perceptimit, asaj që unë e quaj ‘fytyra e Zoom’,” tha për CNN Dr. Rajani Katta, autore e librit “Glow: The Dermatologist’s Guide to a Whole Foods Younger Skin Diet.”

Megjithatë, fatkeqësisht, lëkura mund të vuajë gjithashtu nga efektet e një viti pandemik shqetësues, tha Dr. Whitney Bowe, profesoreshë e dermatologjisë klinike në Shkollën e Mjekësisë Icahn në Qendrën Mjekësore Mount Sinai.

“Një pacient që e njihja prej kohësh erdhi dhe më tha: ‘Kam humbur prindin dhe ndihem sikur jam plakur shumë vite në vetëm një vit.’ Kur i shoh pacientët, mund ta kuptoj se në të vërtetë ka një dëm fizik dhe nga një mekanizëm biologjik e kuptoj se si funksionon kjo. Unë e quaj plakja nga stresi.” – tha Bowe për CNN.

Një tjetër profesor i mjeksësisë klinike në Universitetin e Kalifornisë Jugore dhe specialist i gjumit, Dr. Raj Dasgupta, u shpreh se “stresi ndikon në aftësinë tonë për të fjetur dhe për të qëndruar në gjumë, gjë që mund të sjellë dëm edhe në lëkurë”.