“Pse palestrat mbyllen dhe xhamitë jo?”, sportisti iranian rrezikon dënimin me vde*kje për deklaratën e tij

Një “bodybuilder” në karrige me rrota mund të dënohet me vde*kje pasi vuri në diskutim masat antikoronavirus duke thënë se nuk e kupton dot se si mund të mbyllen palestrat ndërsa xhamitë vijojnë të mbeten hapur.

Reza Tabrizi u shpreh në Instagram se ishte “hipokrite” mbyllja e palestrave në qytetin e Mashadit ndërkohë që besimtarët grumbullohen nëpër xhamitë e vendit.

Aktivisti iranian Masih Alinejad tha sot se Tabrizi rrezikon dënimin me vd*ekje për fjalët e tij duke e shoqëruar lajmërimin me videon e arr*estimit të sportistit.

Pas arr*estimit Tabrizi kërkoi falje për komentet e tij: “I kërkoj ndjesë të gjithë miqve të mi fansave dhe shtetit. Si rezultat i neglizhencës sime kam lënduar ndjenjat e tyre dhe u kërkoj falje me gjithë zemër”.