“Pse ore vëlla zgjedhe këtë rrugë të hershme…”, familjari njofton për ceremoninë e varrimit të biznesmenit, Kryeziu

Familjarët e biznesmenit, Lulzim Kryeziu kanë njoftuar se nesër do t’i jepet lamtumira e fundit.

Varrimi pritet të bëhet nga ora 15:00 tek varrezat në fshatin Bubavec teksa e pamja do të mbahet në rezidencën në Mleqan.

“Pse ore vëlla zgjedhe këtë rrugë të hershme t’na lësh me vaj në buzë?”, ka shkruar mes tjerash familjari i tij.

Njoftimi i plotë:

Pas vdekjes së hershme të vëllaut- kusheririt tonë Lulzim Latif Kryeziu , ju njoftojmë që varrimi do bëhet nesër me datë 03 / 11 / 2023.në ora 15 në varrezat e fshatit Bubavec. E pamja do bëhet në rezidencë në Mleqan!

Vdekja jote e hershme Lulzim na tronditi të gjithve! Pse ore vëlla zgjedhe këtë rrugë të hershme t’na lësh me vaj në buzë? Sa herë që të kujtojmë buzëqeshjen tënde, bujarinë, dashurinë për ne e të afëmit,për as një moment nuk do harrohen këto virtyte tua! Ishe i afërt, human e mbi të gjitha njerzor me sjelljet tua vëllazërore , miqësore, kolegiale e mbi të gjitha njerzore! Qofsh banor i Xhenetit!