Pse nuk i rikthehet mjekësisë për të luftuar COVID-19? Berisha: As nuk më ka shkuar në mendje!


Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të papritur mbrëmjen e sotme në “Zonë e Lirë”.

Në një intervistë online me emisionin Zonë e Lirë, Berisha tha se tashmë ai nuk e quan më veten mjek pasi dijet e tij kanë avulluar sepse ka një shkëputje 30 vjeçare nga profesioni.

A ju ka shkuar në mend t’i bashkoheshit thirrjes që mjekët të kthehen për të luftuar kundër koronavirusit?

“Nuk më shkoi dhe nuk kishte si të më shkonte në mend se pas 30 vitesh të pretendoni që unë jam mjek është gjëja më qesharake. Asnjë njeri që nuk e ushtron një profesion për 30 vite nuk besoj se mund ta ushtroj ndonjëherë më. Unë kam qenë mjek me një pasion të jashtëzakonshëm por nuk mund të them që jam më kardiolog. Kam qenë 20 vite kardiolog”, tha Berisha.