Pse nuk është martuar ende? Tregon Capital T


Reperi i njohur, Capital T, është shpesh në qendër të vëmendjes për jetën e tij sentimentale, për të cilën fansat janë shumë kuriozë, ndonëse vetë ai tregohet gjithmonë i rezervuar. Madje edhe daljet televizive, i ka të rralla, dhe zakonisht vetëm për të prezantuar projekte të reja.

I ftuar në emisionin “Robi plaket kur don vet”, me Robert Berishën, ai foli shkurt për jetën personale, planet për martesë dhe arsyen pse është kaq i rezervuar.
“Thjesht nuk i ka ardh koha, ajo është me ndjenjë nuk është se e ki të përcaktuar, jeta shumë e ngarkuar nuk e ki kohën me ja dediku dikujt qysh duhet. Besoj zoti e ka shkru një fat për mu edhe kurdo që vjen mirësevjen”, tha reperi.

Ndërkohë, vetëm pak dirë më parë, ai ka publikuar projektin e ri muzikor që mban titullin “Valle” dhe duket se është përqafuar menjëherë nga publiku. Këtë herë ai erdhi me një këngë 100% rap dhe fansat janë gëzuar shumë nga rikthimi në këtë zhanër, duke komentuar se “Capo i vjetër u rikthye”.