Pse njerëzit në Japoni ulen në dysheme për të ngrënë

Edhe pse mund të jeni të relaksuar në tryezën e ngrënies nuk është domosdoshmërish gjëja më e mirë për shëndetin tuaj. Për shembull familjet japoneze hanë vaktet e tyre të ulura në dysheme, madje edhe në restorantet me 5 yje. Ky zakon ka shumë përfitime shëndetësore, prandaj është një nga zakonet kryesore të japonezëve.

1. Ndihmon tretjen.

Kur uleni në dysheme me këmbët e kryqëzuara dhe hani, ju po bëni pa vështirësi joga në të njëjtën kohë. Ky pozicion këmbëkryq quhet pozë “e lehtë” ose sukhasana dhe besohet se rrit rrjedhjen e gjakut në stomak, duke ju ndihmuar të tretni lehtë ushqimin dhe të merrni më shumë vitamina dhe lëndë ushqyese. Kur përkuleni përpara për të marrë ushqim nga pjata dhe pastaj ktheheni në pozicionin fillestar për ta gëlltitur atë, ju forconi muskujt në barkun tuaj, e cila nga ana tjetër, mund të parandalojë fryrjen e barkut.

2. Mund të ju ndihmojë të humbni peshë.

E ngrëna në dysheme ndihmon nervin tuaj vagus të funksionojë më mirë. Kur sistemi juaj tretës lëshon një hormon të quajtur leptin, ai i dërgon një sinjal nervit vagus se jeni i ngopur dhe funksionimi i duhur i këtij nervi mund t’ju ​​parandalojë nga mbingopja.

3. Ju bën më fleksibël.

E ulura në një karrige për një kohë të gjatë mund të shkaktojë dëmtimin e shpinës tuaj dhe përfundimisht tendosjen e disqeve në shpinë, ndërsa e ulura në dysheme shtrin gjunjët dhe ijet. Ky pozicion ju bën shpinën dhe shpatullat më të forta.

4. Mund të ju ndihmojë të jetoni më gjatë.

Qëndrimi në pozicionin këmbëkryq pa ndonjë mbështetje, rrit shanset për të jetuar më gjatë. Rezulton se të ulurit në dysheme ndërsa hani është një nga mënyrat më të thjeshta për t’i shtuar vetes disa vite jetë më shumë.

5. Mban nyjet tuaja të shëndetshme.

Kur jeni ulur në një karrige për një kohë të gjatë, kjo i bën ijet tuaja të ngurta. E ulura në dysheme ju lejon të shtrini ijet dhe këmbët, duke i bërë nyjet tuaja më fleksibël. Disa qëndrime të ulura, si gjunjëzimi dhe mbledhja, i bëjnë muskujt tuaj të funksionojnë edhe kur jeni duke pushuar, pasi ato ju inkurajojnë të angazhoni muskujt që nuk janë aktiv kur jeni ulur në një karrige.

6. Përmirëson sjelljen tuaj.

E ulura në dysheme, nuk ju siguron një mbështetje për kurrizin tuaj dhe kjo gjë ndihmon në angazhimin e muskujve tuaj thelbësorë.

7. Ju qetëson mendjen.

Bërja e yogës gjatë ngrënies gjithashtu qetëson mendjen tuaj. Kur mendja është në paqe, ju mund të shijoni më shumë ushqimin dhe të hani derisa të ngopeni