“Pse një italian vjen në Kosovë, e ne s’mund të shkojmë në Itali?”, kosovari e vë në siklet ambasadorin Orlando

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, është vënë në siklet nga një pyetje që një qytetar nga Kosova ia ka parashtruar në Twitter.

Në postimin ku Orlando ka rikujtuar se Italia ishte ndër vendet e para që e njohu pavarësinë e Kosovës, duke thënë se “partneriteti ynë vazhdon të rritet”, një qytetar i ka thënë “lëri këto përralla”, duke ia bërë një pyetje që duket se e ka vënë në siklet ambasadorin italian.
“Lëri këto përralla zotëri. Pse kosova është e izoluar? Pse një italian vjen në Kosovë dhe pse një kosovar nuk mund të shkojë në Itali? Pse?”, ka shkruar qytetari.

Në përgjigje, Orlando ka thënë se e kupton dhe e ndan me qytetarin zhgënjimin e mosliberalizimit të vizave për kosovarët.
“Unë e ndaj zhgënjimin tuaj. Qeveria ime ka bërë thirrje për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe ne vazhdojmë të punojmë drejt këtij qëllimi me partnerët tanë të BE-së”, ka shkruar Orlando.