Një i burgosur nga Tetova është gjetur i vdekur ditën e djeshme në një qeli në burgun e Idrizovës. Bëhet fjalë për 34-vjeçarin me iniciale M.D.
Sipas informacioneve jo zyrtare të Pa Censurë, i dënuari ka qenë përdorues i rregullt i barnës Metadon dhe atë në sasinë 4 miligramë. Të dënuarit pasi i është vështirësuar gjendja,janë munduar që t’i ndihmojnë të dënuarit e qelisë së tij por, edhe pas ndihmës së ofruar ai ka ndërruar jetë dje rreth orës 15 në qelinë e tij.
Ky është njoftimi i Policisë!
“Dje në orën 15.00 në Sektorin për Punë të Brendshme Shkup nga burgu i Idrizovës është denoncuar se i dënuari M.D (34) nga Tetova në qeli është gjetur pa vetëdije. Ai me makinë është dërguar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”, ku nga ana e mjekut është konstatuar vdekje”.
Trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion në Mjekësisë Ligjore.