Pse Maqedonia është kaq e e varur nga importi i energjisë?

Maqedonia e Veriut importon 1/3 e energjisë elektrike dhe është vendi më i varur nga importi në rajon. Serbia, Shqipëria dhe Mali i Zi janë pothuajse në zero. Ata prodhojnë aq sa konsumojnë. Bosnja dhe Hercegovina është i vetmi vend në rajon që ka energji për eksport. E gjithë energjia elektrike që e prodhon Shqipëria është nga burimet e rinovueshme të energjisë, në pjesën më të madhe nga hidrocentralet

Maqedonia e Veriut importon 1/3 e energjisë elektrike dhe është vendi më i varur nga importi në rajon. Mbi 90 për qind e energjisë elektrike në Kosovë prodhohet nga qymyri, ndërsa e gjithë energjia elektrike në Shqipëri është nga burime të rinovueshme. Mali i Zi më së shumti prodhon energji elektrike nga era. Bosnja dhe Hercegovina është e vetmja që ka energji elektrike edhe për eksport.

Situata me prodhimin e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut është e zymtë, si për nga kuptimi themelor i fjalës, ashtu edhe në kuptimin figurativ. Nga njëra anë nuk prodhohet mjaftueshëm rrymë, ndaj vendi blen nga jashtë me çmime shumë të larta. Ndërkohë, pjesa më e madhe e energjisë elektrike, e cila prodhohet në Maqedoninë e Veriut është nga qymyri, i cili ndot mjedisin.

Me prodhimin e energjisë elektrike nuk mund të mburret as Kosova. Edhe ky shtet nuk prodhon mjaftueshëm rrymë. Madje, edhe atë sasi rryme që prodhon, është nga qymyri, në termocentrale që janë ndotës të mëdhenj të mjedisit. Serbia, Shqipëria dhe Mali i Zi janë pothuajse në zero. Ata prodhojnë aq sa konsumojnë. Bosnja dhe Hercegovina është i vetmi vend në rajon që ka energji për eksport. E gjithë energjia elektrike që e prodhon Shqipëria është nga burimet e rinovueshme të energjisë, në pjesën më të madhe nga hidrocentralet.

Mbi 90 për qind e energjisë elektrike në Kosovë prodhohet nga qymyri. Mali i Zi është lider absolut në rajon për prodhimin e energjisë nga era. Pothuajse 9 për qind të energjisë elektrike e prodhon nga centralet me erë. Serbia prodhon më së shumti, por edhe konsumon më shumë. Shqipëria konsumon më së paku energji elektrike për banor, ndërsa Mali i Zi më së shumti. Prodhimi i energjisë elektrike në centralet diellore në rajon është i papërfillshëm.

I gjithë rajoni në masë të madhe është i varur nga qymyri për prodhimin e energjisë elektrike. Të gjitha vendet eksportojnë kur kanë teprica dhe importojnë kur ju duhet, por Maqedonia e Veriut është importuesi më i madh i energjisë elektrike. Maqedonia e Veriut, me 1.8 milion banorë, importon një të tretën e energjisë elektrike që i nevojitet, tregojnë të dhënat e Komisionit Rregullator për Energjetikë. Në vitin 2021, në Maqedoninë e Veriut janë konsumuar 7.906 gigavat orë energji elektrike, ndërsa janë prodhuar 5.285 gigavat orë.

Prodhuesi më i madh është termocentrali REK Manastir, i cili së bashku me termocentralin Osllomej prodhoi 2.078 gigavat orë. Që të dy, energjinë elektrike e prodhojnë nga qymyri. Më pas radhitet prodhuesi privat TE-TO me 1.503 gigavat orë. Centrali i kombinuar i gjenerimit prodhon energji termike për qytetarët e Shkupit dhe energji elektrike nga gazi natyror. Në hidrocentrale, shtetërore dhe private, janë prodhuar 1.454 gigavat orë energji elektrike.

Nga dhjetori i vitit të kaluar është kyçur edhe TEC Negotina, e cila prodhon rrymë nga mazuti. Më pak se dy për qind e energjisë elektrike prodhohet nga era, ndërsa më pak se 1 për qind nga panelet diellore. Në Maqedoninë e Veriut ka një rënie të ndjeshme nën 22 për qind të prodhimit vendor të energjisë elektrike në dekadën e fundit, respektivisht nga 6.744 gigavat orë në vitin 2010 në 5.284 gigavat orë në vitin 2021. Prodhimi i energjisë elektrike nga SHA EEM, në vitin 2021, është përgjysmuar në raport me vitin 2011.

Shkaqet e rënies janë defektet dhe ndërprerjet e punës së REK Manastir, zvogëlimi i gërmimit në miniera dhe cilësia më e dobët e thëngjillit, afrimi i fundit të jetëgjatësisë së termocentraleve dhe investimet joadekuate, thuhet në raportin e Komisionit Rregullator për Energjetikë. Hidrocentralet prodhojnë energji elektrike varësisht nga sasia e ujit. Prodhimi në vitet me thatësirë është në mënyrë drastike më i ulët.

Në vitin 2010, për shembull, prodhimi ka qenë 2.200 gigavat orë maksimale, ndërsa më 2017 janë prodhuar vetëm 816 gigavat orë minimale, pra një diferencë prej 2.5 herë. Për të parandaluar mungesën e energjisë elektrike dhe për të siguruar funksionimin e qetë të termocentraleve Manastir dhe Osllomej, Qeveria blen thëngjill nga jashtë, ndërsa furnizon mazut për funksionimin e TEC Negotinë, i cili ishte mbyllur për një dekadë të tërë. Me çmimet aktuale të energjisë elektrike, edhe prodhimi i energjisë elektrike nga mazuti bëhet ekonomikisht i justifikuar.

SHQIPËRIA, TËRËSISHT ME ENERGJI TË GJELBËR
Shqipëria, me 2.8 milionë banorë, është i vetmi vend në rajon që prodhon tërësisht energji të gjelbër. I gjithë prodhimi vjen nga burime të rinovueshme, shumica nga hidrocentrale të mëdha. Problemi në rast të mbështetjes tërësisht në hidrocentrale është se prodhimi varet nga sasia e ujit që është në dispozicion. Në vitet me thatësira më të mëdha, Shqipëria nuk arrin të plotësojë nevojat e saj, por në vitet e mira hidrologjike ka edhe për eksport.

Sipas të dhënave nga Enti për Statistika i Shqipërisë, në vitin e kaluar ky vend ishte eksportues i energjisë elektrike. Janë prodhuar 8.962 gigavat orë energji elektrike, ndërsa konsumi ishte 8.414 gigavat orë. Burimet më të mëdha energjetike janë kataraktet e lumit Drin në veri të Shqipërisë, respektivisht hidrocentralet e Komanit, Fierzës dhe ai i Vaut të Dejës. Vetëm këto tri hidrocentrale të mëdha prodhojnë mbi 4.000 gigavat orë energji elektrike në vit, që është tre herë më shumë se të gjitha hidrocentralet në Maqedoni së bashku. (REL)