Pse leja e vozitjes rrallë herë mirret me të parën?

NGA MPB THONË SE NUMËR I VOGËL I KANDIDATËCE E KALOJNË ME TË PARËN TESTIN E LEJES
Nuk e ndjekin komunikacionin në retrovizor, nuk japin shenjë kur duhet, vonë kyqen në korsinë e duhur, e shtypin shumë frenin edhe pse nuk ka nevojë, e nisin motorin e automjetit edhe pse ai punon, harrojnë të vendosin rrypin e sigurimit, nisin veturën me frenin e dorës të ngritur, me shpejtësi të madhe… këto janë disa nga gabimet të cilat i bëjnë kandidatët në testin vozitës, e naj thanë instruktorët.
Pjesa praktike e testit vozitës, e njohur në popull si ‘vozitje nqytet’, është problemi më i madh i kandidatëve, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Nga MPB thonë se është i vogël numri i kandidatëve që e kalojnë me të parën vozitjen praktike. Për këtë nevojitet të hulumtohet kualiteti, ndjekshmëria dhe mënyrë e realizimit të orëve.
PSE DËSHTOJNË?
Kandidatët për shofer më së shpeshti nuk e kalojnë pjesën e dytë të testimit. Në këtë pjesë nga testimi për vozitës vërtetohet se vallë kandidati për shofer i ka arritur njohurit e duhura që të ngasë veturën pa ndihmën e dikuj, thotë dr Trajce Georgiev, udhëheqës në njesinë për komunkiacion dhe inxhinieri në Byronë për siguri pranë MPB-së.
Marrja e lejës për vozitje kushton rreth 500 euro. Por, harxhimet shtohen nëse paguan me këste dhe nëse bien ga provimet…. Trajnimet dhe provimet i kryejnë subjekte juridike të cilat kanë leje dhe janë të zgjedhur për këtë punë.
SA PERSONA E MORRËN LEJEN E VOZITJES KËTË VIT NË SHKUP
Të dhënat e SPB Shkup, për periudhën prej fillimit të vitit deri në fund të muajit të tretë thonë se ata që janë paraqitur për pjesën teorike e kanë kaluar 66%, pjesën e parë praktike e kanë kaluar 79%, ndërsa pjesën e dytë 27.5%,