Pse koronavirusi nuk do të zhduket si SARS-i


Shkencëtarët kinezë, besojnë se koronavirusi nuk do të zhduket, ashtu sic bëri SARS por do të rikthehet si një virus sezonal në formën e një gripi.

Një grup virologësh kinezë raportuan në Pekin se koronavirusi nuk do të ketë të njëjtin fat si SARS, pasi Covid-19 mund të infektojë edhe asimptomatikët. Rjedhimisht kjo do të thotë se virusi mund të përhapet pa përjetuar shenjat si temperatura e lartë dhe kollë, duke e bërë të vështirë gjurmimin e përhapjes së tij.

“Ka shumë gjasa që kjo epidemi do të bashkëjetojë me njerëzit për një kohë mjaft të gjatë, dhe të shndërrohet në sezonale dhe të mbartet brenda trupit të individit”, u shoreh Jin Qi, drejtor i Institutit të Patologjisë Biologjike pranë Akademisë Kineze të Shkencave Mjekësore.

Hulumtuesit kinezë shtuan se ende nuk ka asnjë shenjë të qartë që përhapja e virusit të ngadalësohet përgjatë stinës së verës./Opinion.al