Pse ka nevojë Evropa për Tajvanin

Me ndezjen e tensioneve në Azinë Lindore, sanksionet e Kinës kundër Tajvanit janë një kujtesë e fortë për Bashkimin Evropian se sa i varur është ai nga ishulli, dhe në veçanti nga çipat e vegjël kompjuterikë që prodhon, shkruan Politico. Kina ndaloi disa tregti me Tajvanin në përgjigje të vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi në Taipei të mërkurën dhe organizoi stërvitje ushtarake.

Kina pretendon se Tajvani, një ishull demokratik prej 23 milionë banorësh është pjesë e sah. Për momentin, Kina ka kufizuar hakmarrjen e saj afatgjatë në ndalimin e eksporteve të rërës në ishull, së bashku me importin e frutave agrume, etj. Por rreziku për Taipein dhe kompanitë perëndimore që varen nga prodhimi i çipeve tajvaneze është se masat e ardhshme të Pekinit do të jenë shumë më të ashpra, si një bllokadë e plotë apo edhe një pushtim kinez.

Makineritë dhe pajisjet përbënin pothuajse 60 për qind të importeve të BE-së nga Tajvani vitin e kaluar. Shqetësimi më i madh për bizneset evropiane do të ishte shkurtimi i papritur i furnizimeve të çipave elektronikë, të prodhuar nga kompania më e madhe e gjysmëpërçuesve në botë: Taiwan Semiconductor Manufacturing Co (TSMC). Kompania kap më shumë se gjysmën e tregut dhe thuhet se ka klientë si Apple dhe Qualcomm.

Në shenjë të rëndësisë që SHBA i kushtojnë TSMC, Pelosi u takua me kryetarin e kompanisë Mark Liu gjatë vizitës së saj. Problemi për Evropën është se ajo ka krijuar varësinë e saj nga çipat tajvanez gjatë shumë viteve, por një sulm kinez mund të shkatërrojë menjëherë një linjë jetike furnizimi, me pak ose aspak paralajmërim.

Pra, si mundet BE-ja të mbrohet nga një rrezik i tillë?
Para së gjithash, bllokut i mungon ekspertiza që ka tërhequr Tajvani. TSMC u themelua në fund të viteve 1980 nga Morris Chang, një ish inxhinier në Texas Instruments me qendër në SHBA. Chang është një shembull kryesor se si kompanitë e teknologjisë perëndimore kanë humbur në ekspertizën që vjen me një proces të specializuar.

Problemi i dytë është natyra unike e çipave që mund të ofrojë TSMC. Kompania nuk është vetëm çelësi për pajisjet elektronike që aktualisht janë kudo të pranishme në telefonat inteligjentë ose laptopë, por tashmë po prodhon më shumë çipa të avancuar, si ato prej pesë nanometrash ose më të vegjël, të cilët do të jenë çelësi për drejtimin autonom.

BE-ja është, natyrisht, e vetëdijshme për grackat. “Është një sektor i cili është njëkohësisht kapital dhe njohuri intensive dhe i nënshtrohet evolucionit të shpejtë teknologjik. Prodhimi i çipave bëhet në një zinxhir furnizimi që është global, kompleks dhe, në disa segmente të rëndësishme, tepër i përqendruar”, tha një zyrtar i BE-së.

Pse Tajvani ka nevojë për Evropën
Tani, tensionet midis Kinës kontinentale dhe Tajvanit ngrenë pyetjen se si Pekini dhe Brukseli do të ecin përpara.
Roli vendimtar i TSMC nuk ka kaluar pa u vënë re në Kinën kontinentale. Në një fjalim në qershor, një ekonomist i lartë kinez i bëri thirrje hapur Pekinit që të “kapë” kompaninë.

Megjithatë, disa vëzhgues perëndimorë janë skeptikë se ky kërcënim do të materializohet duke thënë se thjesht nuk është në interesin e Kinës ta bëjë këtë, sepse TSMC mbështetet në kompani të tjera për ofrimin e pajisjeve, si kompania holandeze ASML.

Kjo është gjithashtu ajo që shefi i TSMC Liu tha në një intervistë të rrallë me CNN, duke paralajmëruar se kompania e tij do të ishte e pafuqishme nëse Kina pushton Tajvanin. Hauser argumentoi se kjo i jep BE-së fuqi. “Ne kemi një mjet pazaresh si Evropa,” tha ai. “Askush nuk mund të prodhojë çipa nën pesë nanometër në botë pa mjetet që prodhon ASML.”

Por, të menduarit për skenarin e paimagjinueshëm një ndërprerje e plotë e çipeve tajvaneze pa dyshim do të motivojë ligjvënësit dhe bizneset evropiane që të përshpejtojnë planet e tyre ekzistuese për të rinovuar prodhimin e disa çipave dhe për të dyfishuar pjesën e tregut të Evropës në zinxhirin global të vlerës së gjysmëpërçuesve.

Në shkurt, Komisioni Evropian prezantoi planet e tij të çipave prej 43 miliardë eurosh për të joshur disa prodhues në angazhimet e prodhimit në kontinentin evropian. Kjo nuk është punë e lehtë, pasi ajo duhet të sigurohet që rregullat e saj të ndihmës shtetërore të mos jenë të thyhen përgjatë rrugës.