Pse imamët (një numër i madh i tyre) fillojnë përshëndetjet e tyre me: “ju përshëndes me përshendetjen e BUKUR islame es-selamu alejkum?”

Shkruan Sead Zimeri

Pse kanë nevojë ta theksojnë që ajo është a bukur? Ka dikush nga xhemati i tyre që ua konteston këtë? Apo ndoshta për të theksuar ndonjë superioritet estetik që nuk ekziston tek përshëndetjet tjera? Nëse është e bukur atehërë secili do ta shohë të tillë, e sidomos besimtarët të cilëve ju drejtohen. Kur e thekson që është e bukur më bën të dyshoj se vërtetë është e bukur.

Por edhe cilësimi si përshëndetje ISLAME është i tepërt. E dimë që me përshëndetje islame je duke përshëndetur. Askush nuk mendon që po përshëndet me përshëndetje të ndonjë feje tjetër!