Pse iku Blerim Bexheti nga Saraji?!

Dy janë arsyet kryesore që e detyruan Blerim Bexhetin që të tërhiqet nga posti kryetar i Komunës së Sarajit dhe të zë karrigen e deputetit në Parlamentin e RMVsë! Blerim Bexhetit i duhet imuniteti! Po pse?

Shkruan: Egzon Hamiti

Në këtë fazë, kur bastioni i BD-së, zona e Sarajit, përjetoi një detronizim të paimagjinueshëm duke u krijuar një elektorat i respektueshëm i partisë së re (në rastin konkret, VLEN-i), në kohën kur partia e tij tashmë do të bëjë jetë opozitariste dhe kur do të ketë rrjedhë edhe më të madhe të elektoratit të opozitës aktuale në drejtim të partisë reprezentative shqiptare në pushtet, pra, në kohën kur BDI realisht mundet ta humbasë komunën bastion të veten, Blerim Bexheti e lë Komunën pa kryetar dhe me detyrim për zgjedhje të reja për kryetar komune!

Çka dëshmoi me këtë gjest prej skuthi Blerim Bexheti? Dëshmoi se nuk mund të rrijë më në mesin e qytetarëve që u ka borxh të madh, në mesin e atyreve që çdo vit i ka gënjyer e i ka ushqyer me shpresë për një jetë më të dnjitetshme. Thjesht, nuk i intereson ky popull në momentin kur atij i rrezikohet karriera! Nga ana tjetër, Blerim Bexheti nuk mundet që edhe më tej, në emër të pshtetit qendror, t’i premtojë “nëntokës” së vet siguri, amnisti dhe veprime për të cilat nuk ka përgjegjësi juridike! Nga ana tjetër, edhe prishja e matematikave në të gjith nivelet e gjykatave të Maqedonisë ku ky ka pasur ndikim të konsiderueshëm, Blerim Bexhetin jo vetëm që e bën të pafuqishëm para elekoratit të vet si dhe para “nëntokës” së tij kriminale, por, e detyron që të arratiset nga “habitati” i vet, edhe për faktin që pushteti i ri, nuk do t’ia falë nëse juridikisht do të jet i mëkatshëm! Ndërsa ky e di fare mirë se sa është i përfshirë nëpër skandale, e di fare mirë se sa do të detyrohet që të përfshihet gjithnjë e më shumë nëpër skenare iracionale, për t’i zhvilluar ato, e di fare mirë se “atë që ka mbjellë atë do ta korrë”, ndaj dhe ka vndosur që ta lë postin e kryetarit të Komunës i cili nuk mund ta ketë imunitetin e deputetit të Parlamentit. Pra, Blerim Bexhetit i duhet imuniteti, të paktën një imunitet që do t’ia zgjaste ditët e deputetllëkut deri në marrjen e imunitetit nëse do të “kapet me pelë për dore”!
Mund të jetë edhe një lloj pazari me pushtetin dhe një thikë pas shpine të Ali Ahmetit! Mund ta humbë fare Sarajin, duke ia kaluar në dorë VLEN-it në këmbim të mosmarrjes së imunitetit. Kjo nënkupton që të marrë garanca se pushteti nuk do ta hap “Kutinë e Pandorës”, në të cilën fshihen vepriet kriminale të Blerim Bexhetit, kriminalizimi i gjyqësorit si dhe bashkëpunimi me “nëntokën kriminele”, të gjitha këto të incizuara gjatë përgjimeve për të ashtuquajturat “bombat e Zajevit”!
Pra, shumë shpejt do të vërtetohet fakti që Blerim Bexhetit kurrë nuk i bëhet vonë për popullin e Sarajit kur është në pyetje interesi i vet personal. Ashtu siç ia nguli thikën pas shpine “grupit të zjarrit” në momentin kur e siguroi përfshirjen si bartës i listës në Zonën 1, ashtu mund t’ua ngulë thikën edhe elektoratit partiak por edhe vetë BDI-së nëse do t’i garantohet përfundim i qetë i mandatit të deputetit; nëse do t’i garanohet se nuk do të hapen ato dosje të burgosjeve politike dhe të shumë burgosjeve si rrjedhojë e proceseve të montuara e me regji të “liderit”, procese që kanë përfunduar edhe me vdekje!

Se a do të shtyhen të gjitha ato “projekte” që i ka premtuar para popullit të vet në Saraj, se kësaj popullata a do t’ju përmirsohet kualitativisht jeta siç u ka premtuar kur ua ka marrur votën, kjo fare nuk i intereson Bexhtit, sepse, për të e rëndësishme është që ta shpëtojë kokën e vet!

Një është e sigurtë: me këtë gjest qyqeje të Blerim Bexhetit, ngadalë por sigurt, po përfundon “epoka e tij” në Komunën e Sarajit, të cilën e kishte shndërruar në një “kopsht premtimesh” të kota! Është shumë i sigurtë se tashmë po vjen koha e përgjegjësive dhe e llogaridhënies!