Pse i leni mërgimtarët nga 4 orë në kufi, a nuk doni të kthehen në vendlindje?

Adnan Azizi

Nëse do të kishte një ndjeshmëri tamam humane – njerëzore stërpritjet e shqiptarëve nëper pikat kufitare verës në temperatura ekstrem të larta dhe dimrit ekstrem të ulta, këto vuajtje të trishta familjare bashkë me fëmijë të mitur, gra dhe pleq në moshë, do të hynin në kategorinë e krimeve njerëzore!

Është e trishtë dhe mjerim sesi familjarët tanë rrëfejnë që me orë të tëra presin në kufi të RMV-së nga 3/4 orë.

Një mik i imi tha: Sedi pse 3/4 orë na lanë të presim kur vetëm katër vetura kishte para nesh?!

I thash e di unë:
Nuk duan që ju të ktheheni në vendlindje!
I habitur nga përgjigja, ma ktheu: E pse nuk duan që të kthehemi në vendlindje?!

I thash: Sepse ata janë shkaktarët kryesor që ju kanë dëbuar nga vendlindja, duke ju detyeuar ti lëshoni shtëpitë e juaja dhe që ju sot ta kërkoni idaren e shpresën e humbur rrugëve të Evropës, për një jetë më të mirë, sepse shpresën këta ua vranë pikërisht ata që sot menaxhojnë pushtetin e kufijtë e saj.
E si të ju thuam mirë se erdhët mërgimtarë?!