Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dje ka qëndruar në Shkup ku ka pasur takim me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe zëvendëskryeministrin e parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi.
Pas befasisë së madhe që i bëri Grubi me pritjen interesante që kishte në bluzën e tij me mbishkrimin “TIRANA” një tjetër detaj fshihet edhe në dhuratën që i bëri Ahmeti – Grubi në fanellën e KF-Shkupit.
Siç ka arritur të mësoj TS, nuk është e rastësishme numri i fanellës 04 që Grubi dhe Ahmeti ia dhuruan kreut të Tiranës pasi edhe vet Ahmeti u shpreh se pas kësaj dhurate fshihet diçka
“Një dhurata shumë e veçantë për mikun tonë Erion Veliaj. Sekretet e faneles i mbeten opinionit ti zbulojë analistëve pasi fshihet diçka pas kësaj fanelle” u shpreh Ahmeti gjatë takimit me kreun e Tiranës Veliajn.