Ne e dimë që një përqafim bën mrekulli dhe fuqia e tij është aq e fortë sa nëse e praktikojmë pas një debati me një person të afërt, do të ndihemi më mirë.
Kështu tregon një studim i kryer në Universitetin Carnegie Mellon. Për dy javë, studiuesit vëzhguan 400 njerëz, burra dhe gra, të cilët intervistoheshin çdo ditë në lidhje me diskutimet, si i zgjidhnin dhe si ndiheshin pas tyre.Doli se ata që përqafuan një person të afërt pas një debati kishin më pak gjasa të mbanin ndjenja negative në orët dhe ditët pas diskutimit.
Gjithashtu, disponimi i tyre i përgjithshëm ishte më i mirë të nesërmen. Shkencëtarët duhet ende të hetojnë se për kë dhe në çfarë situatash është më i dobishëm një përqafim.
Stresi për shkak të grindjeve mund të rezultojë në ankth, vetmi, depresion dhe nëse kjo përsëritet, pasojat janë gjithnjë e më të theksuara. Nga ana tjetër, një përqafim rrit nivelin e sigurisë, forcon intimitetin dhe rrit kënaqësinë me marrëdhënien sepse ka një efekt qetësues.