“Pse edhe fëmijët?”, pas 30 vitesh Zvicra dëbon familjen për në Maqedoni

Një familje prej gjashtë anëtarësh është detyruar të largohej nga Zvicra në Maqedoninë e Veriut, këtë vit. E gjithë kjo, me fajin e kryefamiljarit

Një familje prej gjashtë anëtarësh është detyruar të largohej nga Zvicra në Maqedoninë e Veriut, këtë vit. E gjithë kjo, me fajin e kryefamiljarit

Për vite me radhë, familja e D.* (57 vjeç) i kishte rezistuar dëbimit, duke e çuar rastin madje dy herë në Gjykatën Federale. Por pa sukses. Familja prej gjashtë anëtarësh ka tashmë mbi katër muaj që jeton në Maqedoninë e Veriut.

“Nuk kemi asgjë këtu dhe jemi vendosur te të afërmit. Fëmijët e mi nuk kanë të ardhme këtu. Ata as nuk e njohin vendin dhe as nuk e flasin gjuhën siç duhet”, thotë D.

57-vjeçari kishte ardhur në Zvicër 30 vjet më parë. Tetë vjet më vonë i ishte bashkuar edhe gruaja e tij. “Ne u martuam dhe patëm katër fëmijë. Jeta jonë këtu ishte e mirë”, thotë ai, shkruan 20minuten.ch.