Sot u njoftua në TV21, se do të ketë debat në mes kryetarit të BFI-së Sulejman Rexhepit dhe deputetit Muhamed Zekirit por, debati dështoi.
Në pyetjen e Pa Censurë se pse nuk u zhvillua ky debat, nga BFI-ja dhanë këtë përgjigje:
“Reisi nuk është i të njëjtit nivel, qëndrimi i Rijasetit si dhe, i të gjitha organeve dhe institucionet edukativo arsimore të BFI-së është se Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi ulet me një bashkëbisedues të nivelit të Tij.
Muhamed Zekiri nuk është i nivelit që të ulet në bisedë me Reisin tonë”
Këto ditë po zhvillohet një debat në mes kryetarit të BFI-së dhe deputetit Zekiri pas pyetjes që shtroj deputeti në Kuvend.
Më tepër lexoni në linqet e plasuara:
http://www.pacensure.com/2018/07/02/zoran-zaev-dhe-muhamed-zekiri-debatojne-rreth-bashkesise-fetare-islame/