Prurja e re në Për’puthën ngatërron gjërat, në cak Tea

Në puntatën e sotme të “Përputhen”, 4 djem të rinj iu bashkëngjitën programit. Njëri prej tyre, i quajtur Andi shprehu hapur pëlqimin ndaj Teas.

Andi befasoi pasi tha se i pëlqente Tea dhe do bënte çdo gjë për t’i fituar zemrën. 

“Kam ardhur këtu për tre arsye. E para, e dua shumë Shqipërinë, prandaj erdha. E dyta, dua t’u tregoj çunave ca leksione për gocat dhe e treta dua të shoh se cila nga gocat do ma rrëmbejë zemrën. Tipi im është vajza shqiptare. Dua vajzë shqiptare. Dua që femra të më flasë shqip”, deklaroi djali i ri i emisionit.

Në kundërpërgjigje, Tea edhe pse tha se nuk ishte ende çift, ajo vazhdon të dalë me Andin 1, i cili prej disa puntatash mungon në emision.