PRSD: Nëse do i jepej amnisti, VMRO-ja do e mbështeste referendumin

Kryetari i PRSD-së Tito Petkovski, nënkryetari Goran Misovski dhe sekretari i partisë Kristijan Trajkovski dje në Koçan kanë realizuar takim me udhëheqësinë e organizatave komunale të partisë nga Njësia e tretë zgjedhore.

Në takimin rajonal është biseduar për referendumin e ardhshëm dhe perspektivat politike dhe ekonomike që hapen para Maqedonisë me anëtarësimin në BE dhe NATO.