Mes disa ambienteve festive mbrëmjen e kaluar studio AKON në Gostivar, ka hapur dyert në disa hapësira të reja. Në këtë promovim morën pjesë shumë të ftuar mes tyre edhe fytyra të njohura publike.
“Këto janë risitë tona të reja që do të jemi në rrjedha me të gjitha trendet për dëshirën e të gjithë atyre që pëlqejnë punën tonë, për gjithë Gostivarin dhe Maqedoninë sigurisht”, u shpreh mes tjerash drejtuesja e studios AKON, Hanife Hoxha Amzai.
Ndryshe studio AKON filloi punën që në vitin 2000 duke sjellë shumë risi, atëherë si edhe tash prioriteti i tyre mbetet zhvillimi dhe investimi i studios./Pa Censurë