Provokon Mustafa Nano: Nënë Tereza, personazh i madh por nuk është shenjtore


Në një analizë të publikuar sot, gazetari Mustafa Nano ka ngjallur debate në rrjet, nisur nga një qëndrim i shprehur prej tij, i natyrës provokative.

Nano thotë se bamirësja dhe nobelistja shqiptare, Nënë Tereza, nuk është një shenjtore, por shton se ajo ka qenë dhe mbetet një personazh i madh.

“Unë mendoj që Nënë Tereza është një personazh i madh, por nuk është një shenjtore. Sepse shenjtoret ekzistojnë po aq sa edhe babagjyshi i Vitit të Ri. Unë besoj se diskutimit mbi shqipen standarde nuk mund t’i rikthehemi më. Unë besoj se kosovarët nuk kanë rrugë tjetër, veçse të promovojnë e të bëjnë të tyren këtë shqipe standarde. Unë besoj se relativizmi moral është i gabuar”, thotë ai.