Gazetari Mero Baze thumbon presidentin Ilir Meta pasi vendosi të mos dekretojë ligjin për Teartin Kombëtar.
Baze e shikon veprimin e Metës si nderin që presidenti i ktheu demokratëve.
“Presidenti nuk është treguar bukëshkalë. Ata vranë katër njerëz kur kishte hall ky një ligj po kthen”, shkruan gazetari Baze.
Meta e ktheu sot ligjin që i hap rrugë shembjes së Teatrit. Sipas Presidentit Meta, së pari, ky ligj shkel parimet e “barazisë përpara ligjit” dhe “lirisë së veprimtarisë ekonomike të shtetasve”, parime këto të cilat gëzojnë një mbrojtje të veçantë nga Kushtetuta.