Opinionistja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP Albania”, Zhaklin Lekatari u komentua shumë gjatë detyrës së saj.
Ditën e sotme ajo po komentohet edhe më shumë, shkruan lajmi.
Kjo pasi ajo është duke qëndruar në Beograd të Serbisë.
Që nga momenti i hyrjes së saj në territorin serb, ajo ka qenë aktive, duke postuar fotografi të shumta të vendeve, përfshirë dhe një të flaumrit serb, duke shkruar “Mirë se vini” në atë fotografi.
Ndjekësit e saj nga Kosova dhe jo vetëm e kanë vërshuar me komente, duke e i kujtuar asaj gjenocidin serb në Kosovë.
Megjithatë, një gjë e tillë nuk i ka penguar Zhaklinës, e cila ka postuar fotografi edhe të një murali në Beograd, ku figuron portreti i rusit Albert Andiev, i njohur si një anti-shqiptar në vitet ’98-99.