Protokolli për hyrje në vend, nuk dihet nëse do të ketë lehtësime gjatë javës

Akoma nuk dihet se kur do të mund Komisioni për sëmundje infektive të disuktuoj rreth lehtësimit të protokollit për ardhjen e mërgimtarëve në vend.

Nga ky komision kanë njoftuar se gjatë ditës së hënë do të mbajnë mbledhjen e zakonshme në të cilën janë ftuar edhe krerët e komunave të Shkupit për të diskutuar për mundësinë që edhe pushteti lokal të kyçet në betejën me pandeminë, por pa dhënë detaje nëse do të diskutohet edhe lehtsimi i protokollit për shtetasit që hyjnë në Maqedoninë e Veriut.

Për protokollet në fuqi që kërkon Maqedonia e Veriut PCR test jo më të vjetër se 72 orë dhe izolimi dy javorë, reagime pati edhe nga partitë politike derisa nga egezekutivi paralajmëruan se do të shqyrtohet lehtësimi i tyre.

Alenaca për shqiptarët kërkoi që të hiqet karantina e detyrueshme që do të lehtësonte ardhjen e qytetarëve në vend, ndërsa Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi theksoi se vendi do të humb qindra milionë euro nëse nuk vijnë mërgimtarët këtë verë.

Se do të shqyrtohet lehtësimi i protokollit njoftoi edhe shefi i egzekutivit, Oliver Spasvoski, ndërsa heqjen e tërësishme e kërkoi edhe kryetari i Kërçovës, Fatmir Dehari.

Deri në hapjen e tërësishme të kufijve pa nevojën e testit dhe pa karantinë qytetarët e Maqedonisë mund të udhëtojnë vetëm në Shqipëri, Serbi dhe Kosovë.

Megjithatë, gjatë hyrjes në vend, akoma mbetet ne fuqi kushti për test negativ PCR dhe izolim të detyrueshëm dyjavor pavarsisht nëse qytetari rezulton negativ.