Qytetarët që të realizojnë hyrje në shtet ose që duhet ta lëshojnë vendin gjatë karantinës 80 orëshe për disa qytete si dhe ndalesën për lëvizje në një pjesë të qyteteve, policia vendosi protokoll sipas të cilit do të duhet të veprojnë, informojnë nga MPB-ja.
Lëvizjen qytetarët duhet ta paraqesin në numrin 192.
“Qytetarët që do të hyjnë në shtet me test PCR të vlefshëm dhe negativ, do të mund të merren prej vendkalimeve kufitare, me çka personat që do t’i marrin paraprakisht do të duhet ta denoncojnë këtë në numrin e telefonit 192 ku do t’i lënë të dhënat e kërkuara. E njëjta vlen edhe për qytetarët të cilët duhet ta lëshojnë vendin (me dokumentacion valid, gjegjësisht bileta aeroplani), gjegjësisht personat të cilët do t’i transportojnë duhet paraprakisht të paraqiten në numrin 192”, informojnë nga MPB.