Serbët në pjesën veriore të Mitrovicës kanë nisur protestën, siç kanë thënë, “për shkak të veprimeve të turpshme të Prishtinës dhe arrestimit të serbëve në veri”, raporton agjencia serbe e lajmeve, B92, transmeton Koha.net.
Sipas raportimeve, në protestë po merr pjesë një numër i madh qytetarësh nga pjesa veriore e Mitrovicës, të cilëve u është drejtuar, siç e kanë quajtur mediat serbe – ish-kryetari i kësaj komune, Goran Rakiq.
“Duam të dërgojmë mesazh të qartë për mediat, Prishtinës, Brukselit se këto janë protesta paqësore dhe nuk do të dëshironim që dikush të përfitojë nga konteksti dhe që këtë protestë ta quaj me emër tjetër. Kjo është mënyrë paqësore, demokratiek dhe e civilizuar që t’i përgjigjemi Prishtinës për vendimet e tyre brutale, jodemokratike dhe të paqytetëruara, ose si t’i quajmë ndryshe dhe të mos i fyejmë”, është shprehur ai para protestuesve.
“Ndaj të gjitha këtyre vendimeve bashkësia ndërkombëtare po hesht. Sot janë mbajtur seancat e kuvendeve të katër komunave në veri dhe nga sot administrata lokale e Prishtinës në to nuk ekziston më. Ajo nuk ekziston me fajin tonë, por për shkak të veprimeve që e bëjnë të pamundur jetën normale të popullit serb në Kosovë. Taksat që i ka vendosur Prishtina për fëmijët tanë do të thotë se nuk ka më kushte themelore jetësore, ushqim, ujë” ka thënë Rakiq, transmeton Koha.net.
Siç citohet, ai ka thënë se arsye për protestë e dorëheqje, përveç taksave dhe aksionit brutal të ROSU që ndërhyri në veri të Kosovës, ndonëse sipas Rezolutës 12 44 është e qartë se i vetmi formacion i armatosur mund të jetë KFOR-i. Por Prishtina as këtë vendim nuk e respekton. Ajo dërgoi njësi të armatosura deri në dhëmbë për të arrestuar bashkëqytetarë tanë dhe janë përpjekur të vrasin bashkëqytetarin tonë Millan Radoiçiqin. Vëlla, jemi me ty”, është shprehur ai.
Pas arrestimit edhe të sekretares së Oliver Ivanoviqit të ndjerë, dëshiroj t’ju them se jemi me ju. Do të vazhdojmë të mblidhemi çdo ditë, deri sa të mos tërhiqen vendimet e turpshme”, ka thënë Rakiq dhe i ka bërë thirrje popullit që çdo ditë të vazhdojnë protestat.
Në protestë është thënë se nuk ka kthim pas.
Protesta tashmë ka përfunduar me thirrjen që nesër dhe ditëve të tjera të mblidhen në orën 12 për të protestuar.