Protestojnë nxënësit në Strugë pasi profesori goditi nxënësin me boks hekuri

Nxënësit e paraleleve shqipe të gjimnazit “Ibrahim Temo”, sot kanë protestuar para Gjykatës Themelore në Strugë, pas incidentit të djeshëm në shkollën e tyre, kur një nxënës i vitit të dytë u sulmua me boks të hekurt nga një profesor.
Ata thonë se janë mbledhur para gjykatës për të kërkuar drejtësi, ndërsa bëjnë thirrje për t’i dhënë fund dhunës, pasi që, thonë se nuk ndihen të sigurt.

Ata sot bojkotuan mësimin në shenjë revolte, pas incidentit të djeshëm.
Nxënësi nga fshati Veleshtë me lëndime në anën e majtë të kokës është dërguar në spitalin e Strugës, ndërsa profesori është ndaluar nga policia.