Autobusët privat në Qytetin e Shkupit të cilët qarkullojnë në kuadër të Ndërmarrjes së Transportit Publik (NTP) po protestojnë. Sipas tyre Qyteti i Shkupit nuk ka paguar transportuesit privat për transportin që kryejnë dhe linjat që mbajnë, andaj është ndalur qarkullimi. Ndërsa sipas disa paralajmërimeve nga Qyteti i Shkupit thonë se ato sot do tu’a paguajnë mjetet financiare pronarëve të linjave.