Pro*testë para “Postës së Maqedonisë”! Të punësuarit druajnë për ardhmërinë e tyre

Pr*otestë paragodinës së Postës së Maqedonisë, e organizuar nga dy sindikatat e kompanisë. Thonë se pro*testa nuk është aq për vonesën e rrogës, por më së shumti për shkak se druajnë për të ardhmen e Postës. Njëkohësisht reaguan edhe për kushtet e punës.

“Shkaku është vonesa e pagës, por jo vetëm kjo, por edhe revolti ynë dhe frika për vendet tona të punës dhe për të ardhmen e kompanisë sonë, për shkak të gjendjes së keqe financiare dhe krizës në të cilën gjendet kompania jonë. Përveç kësaj, këtu është edhe shqetësimi dhe revolti ynë të cilin duam ta shprehim përmes kësaj pro*teste për shkak të kushteve të këqija të punës”, tha një i punësuar në Postë.

Një prej të punësuarve foli për gjendjen e keqe financiare me vite të tëra dhe trajtimin e pabarabartë.
Nuk e di ku qëndron problemi. Në orën 8 të mëngjesit është lëshuar rroga. Nuk vonon nuk e di se sa, vetëm 15 ditë thotë drejtori i Postës, Jani Makraduli, i cili realizoi takim me përfaqësuesit e sindikatës së kompanisë dhe organizatorëve të pro*testës.

“E siguruam Sindikatën se të punësuarit nuk duhet të druajnë për ardhmërinë e tyre, për vendet e tyre të punës, për rrogën për shkak se këta hapa që i kemi ndërmarrë, marrëveshjet, sjellin rezultate. U morëm vesh se pas rritjes së rrogës minimale, nga janari 2022 është normale që të bisedojmë se si ta rrisim rrogën”, deklaroi drejtori i “Postës së Maqedonisë së Veriut”, Jani Makraduli.
Posta e Maqedonisë gjatë viteve të kaluara punon me humbje dhe gjendja e saj financiare tashmë një periudhë më të gjatë është në gjendje të palakmueshme.