Protestë nga një grup qytetarësh në Tetovë për shkak të qenit që ra nga kati i shtatë dhe ngordhi në vend

Një grup qytetarësh sot kanë mbajtur protestë dhe marshim paqësor nëpër Tetovë për rastin e një qeni që është filmuar duke rënë nga objekti në ndërtim e sipër dhe më pas ka ngordhur. Ata theksuan se janë të revoltuar dhe besojnë se institucionet nuk kanë marrë masat e duhura. Ata kërkuan të përgjegjësi i këtij akti makabër.

Më 22 mars u publikua video e rënies së qenit dhe rasti u denoncua në polici nga një banor i qytetit nga pallati përballë.

Më 24 mars, SPB Tetovë ka njoftuar për zbardhjen e rastit dhe është konstatuar se nuk kanë qenë të sakta spekulimet se dikush e ka shtyrë qenin.

– Biseda zyrtare janë zhvilluar me dy zjarrfikësit të cilët janë thirrur për kapjen dhe largimin e qenit nga objekti ku punëtorët po kryenin punët ndërtimore, si dhe me personin raportues dhe dëshmitarin okular të rënies së qenit, njofton SPB Tetovë.

Policia njoftoi gjithashtu se do të përpilohet një njoftim me shkrim dhe do t’i dorëzohet prokurorit publik.