Pr*otestë në Ditën e Mësuesit para ministrisë/ njësha për ministrat e arsimit

Në Ditën e Mësuesit 7 Marsin, para Ministrisë së Arsimit, është mbajtur një aksion pro*testues i organizuar nga OJQ “Global Shapers Prishtina”.
Në këtë aksion aktivistët e kësaj organizate në mënyrë simbolike kanë vlerësuar me notë 1 të gjithë ministrat e arsimit për gjendjen e arsimit, ndërsa u kanë dhënë notat 5 sa i përket nepotizmit.

“Rezultatet e Testit Pisa që radhitin Kosovën si ndër vendet e fundit si dhe organizatat tjera. Shkollat tona kanë mungesë të infrastrukturës, stafit, ku ka mungesë edhe të psikologëve. Po ashtu s’ka reforma. Pandemia ka dëshmuar vështirësitë në sistemin arsimor”, ka thënë aktivisti i kësaj organizate.
Përfaqësues të kësaj organizate kërkuan që Qeveria e re ta ketë prioritet arsimin.