Protestë në DAP, punonjësit kërkojnë rritje të pagave

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Të punësuarit në Drejtorinë për të Ardhura Publike nëpërmjet protestës shprehën revoltën për mos rritjen e pagave. Agron Emini nga Sindikata e të punësuarve në Tetovë tha se kërkesat e tyre për rritjen e pagës për 30 për qind i kanë parashtruar disa herë. Sipas tij me ligj të punësuarve në këtë Drejtori u takon rritje e pagës.

“Konsiderojmë se neve si pjesë e Ministrisë na takon kjo rritje prej 30 për qind andaj dhe dolëm që të shprehim pakënaqësinë ndaj kësaj. Kjo protestë është edhe vazhdimësi e tentimeve të vazhdueshme që prej një viti kur bëmë kërkesën e argumentuar dhe të bazuar për rritje të rrogave në bazë të që me gjitha parametrat e marrëveshjes kolektive e kemi si sindikatë, na takojnë. Që prej 15 vitesh neve kemi vetëm pesë për qind rritje që nga viti 2009”, deklaroi Agron Emini, Sindikata e punëtorëve të DHP-së Tetovë.

“Sa jam e njoftuar unë sindikatat kanë dërguar kërkesë deri tek punëdhënësi për rritje të rrogës sipas Ligjit për buxhet për rritje të rrogës, por përgjigje pozitive nuk ka. Çka ndodh nuk e dimë, por fakt është që deri më tani nuk kemi pasur asnjë përgjigje pozitive andaj dhe dolëm në protesta. Unë jam e punësuar që nga viti 2014, dhe deri më tani kemi pasur vetëm një herë rritje prej 5 për qind, ndërkohë që gjitha institucionet tjera patën rritje”, tha Tanja Sibinoska, E punësuar në DHP Tetovë. (https://allproshadeconcepts.com/)

Nga Drejtoria e të Ardhurave Publike thonë se bashkë me përfaqësues të sindikatës kanë përpiluar tekstin e ri të marrëveshjes kolektive dhe se disa herë janë realizuar takime me Ministrinë e Financave. Nga atje thonë se janë në fazën finale për realizimin e kërkesës së të punësuarve. Nga ana tjetër të punësuarit thonë se nëse nuk zgjidhet kërkesa e tyre do të vazhdojnë me protesta. /Alsat.mk