Një grup pro*testuesish të udhëhequr nga vëllai i El Chekës, Blerim Ahmedi, janë mbledhur para presidencës, për të shprehur re*voltë ndaj qëndrimit të presidentit Stevo Pendarovski, i cili tha se mendon që të dë*nuarit për 27 prillin në Kuvend, nuk janë te*rroristë dhe duhet të ketë rigjykim për ata. Pro*testuesit shprehën re*voltë edhe ndaj kreut të BDI-së Ali Ahmeti i cili kishte qëndrim të ngjashëm me presidentin.
Sipas pro*testuesve, presidenti Pendarovski del në mbrojtje vetëm të të bu*rgosurve maqedonas, ndërsa nuk ka shprehur asnjë qëndrim për të dë*nuarit shqiptarë në rastet e montuara politike. Në fund pro*testuesit do*gjën edhe pamfletet me fotografi të presidentit Pendarovski, kryeministrit Zoran Zaev, kreut të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski, kreut të B DI-së Ali Ahmeti dhe ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Për dj*egien e fotografive Blerim Ahmedi u shoqërua në polici.
“Asnjë reagim nuk pati nga Stevo Pendarovski dhe Ali Ahmeti për rastin e Kumanovës, rastin Monstra dhe raste të tjera të montuara politike. Gjatë marrjes së detyrës Stevo Pendarovski u betua se do të jetë i barabartë përball qytetarëve pa dallim përkatësive etnike dhe fetare. Por presidenti shkeli betimin e tij dhe filloi t’u shërbejë vetëm palës maqedonase dhe ndërhyri në çështjet e prokurorisë dhe gjykatës.
Su*lmuesit e 27 prillit të cilët e kryen një akt të tillë ndaj Parlamentit rre*zikuan jetët e deputetëve dhe punonjësve. Një veprim i tillë te*rrorist në vendet e civilizuara do të dë*noheshin me bu*rgim të përjetshëm. Prandaj ne sot këtu jemi mbledhur që ti bëjmë thirrje Stevo Pendarovskit që të mos dali në mbrojtje të te*rroristëve, sepse demokracia nuk e lejon një gjë të tillë”, tha Blerim Ahmedi, pro*testues.