Protestë kundër brutalitetit policor, lule për policët në shenjë pajtimi


Në të njëjtin vend ku ka ndodhur incidenti para dy ditëve, sot u mbajt marsh kundër brutalitetit policor. Qindra qytetarë të Manastirit dolën për të shprehur revoltën e tyre kundër, siç thonë, brutalitetit policor ndaj dy bashkëqytetarëve të tyre. Brohoritjet tashmë janë mirë të njohura.

“Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe. Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe”.

Në protestë morën pjesë edhe dy manastirasit të cilët u sulmuan nga policia. Gjurmët nga lëndimet janë të dukshme edhe pas dy ditëve.

https://www.youtube.com/watch?v=WckKLROUeb8&feature=emb_title

Si shenjë pajtimi, policëve që e siguronin protestën i dhuruan lule.

“Këto fëmijë të rinj, të cilët janë e ardhmja jonë, duhet t’i shohin policët si mbrojtje e jo si armiq të tyre. Këtë gjest e dërgojmë në shenjë të pajtimit dhe duam të mos ndodhin më ngjarje të tilla. Duam vetëm ardhmëri më të mirë për të gjithë”.

“Të mos e etiketojmë gjithë policinë për disa të ashtuquajtur sherif në qytet, dy apo tre policë në qytet, që të pështyjmë gjithë policinë dhe gjithë MPB”.

Marshi protestues nga vendi i incidentit përfundoi para stacionit policor në Manastir. Edhe pse policët janë dënuar dhe suspenduar, megjithatë organizatorët e protestës thonë se kanë dalë në rrugë me qëllim që të dërgojnë porosi se rastet e tilla nuk duhet të përsëriten.

“Pakënaqësia jonë është këtu, në vendin e krimit ku u rrahën brutalisht dy romë. Kjo është në shenjë që më të mos përsëritet, të mos ketë më gjuhë të urrejtjes, për shkak se e shohim, para se gjithash në rrjetet sociale, se tashmë nuk i ngjajmë njerëzve”, tha Samir Inkaranovski nga OJQ “Nevodrom” – Manastir.

U ankuan se në Manastir, romët një kohë të gjatë ndjehen të diskriminuar në shumë fusha. Për një pjesë kanë ngritur raste gjyqësore, të cilët kanë mbaruar me epilog në interes të tyre.

“Na ndalohet hyrja në pishina, na ndalohet organizimi i festave familjare në restorante, na ndalohet hyrja nëpër kafene dhe objekte tjera hotelerie”, u shpreh Ramadan Rustemov – Kryetar i “Romski Jato” – Manastir.

Nëpunësit policorë të cilët shihen në video janë suspenduar dhe kundër njërit prej tyre është ngritur kallëzim penal. Para incidentit ka ndodhur aksident trafiku, por pse policët reaguan në këtë mënyrë është ende e panjohur. Një thirrje për kundër-protestë është shpërndarë në rrjetet sociale. Një marshim në mbështetje të policisë do të mbahet të mërkurën, duke filluar nga Shirok Sokaku, pas së cilës protestuesit do të marshojnë deri te SPB Manastir dhe Prokuroria Publike. Do të kërkohet tërheqjen e kallëzimeve penale dhe procedurave disiplinore kundër policëve.