Protestë “e vakët” para Kuvendit (VIDEO)

Për të 12 ditë me radhë një numër i vogël i qytetarëve protestojnë edhe sot kundër pranimit të propozimit francez, ata rreth orës 12:00 janë mbledhur para Kuvendit, ku po vijon debati. Forcat policore janë të pranishme para dhe rreth ndërtesës së Kuvendit, ndërsa rruga para Kuvendit është e mbyllur për qarkullim.

Protestat e vendosura në Kuvend nisën nga dita e djeshme kur ishte e paraparë të fillonte seanca e diskutimit për çështjen e propozimit francez. Protesta në përgjithësi ishte e qetë, pa incidente të theksuara, përveç disa personave të cilët gjuajtën me objekte të rënda drejt policisë dhe objektit të kuvendit. Gjithashtu, një grup i të rinjëve të cilët gjuajtën me vezë kundrejt policisë.

Protestuesit të revoltuar shprehën pakënaqësitë rreth propozimit francez pasi që sipas tyre ky propozim është i dëmshëm për vendin, historikun dhe gjuhën e tij. Me shkrimet në transparente “Jo propozimit francez” protestusit po qëndrojnë sot të qetë para Kuvendit./SHENJA/