Protestë e qetë tek “City Mall”, ku humbi jetën 24 vjeçarja Viktorija Nikollova (Foto)

Sot në Shkup u mbajt një protestë e qetë tek udhëkryqi në afërsi të “City Mall” ku para 10 ditëve jetën e humbi 24 vjeçarja Vktorija Nikollova. Ajo u përplas nga një makinë në vendkalimin për këmbësorë në udhëkryq, derisa ishte duke kaluar bulevardin “Aradhet Partizane”.


Protesta u organizua në shenjë revolte ndaj shkeljes së rregullave në trafik, ku për pasoj vetëm në dy javët e fundit u regjistruar 2 viktima. Pjesëmarrësit në protestë kërkuan që t’i vihet fundi vozitjes së shpejt dhe të pakujdesshme. /Alsat.mk