Protestë e administratës gjyqësore në Tetovë, kërkojnë paga më të larta

Punonjësit e administratës gjyqësore nga Gjykata Themelore e Tetovës sot për herë të parë mbajtën një protestë dy orëshe nga e cila kërkuan rritje të pagave njejtë si gjyqtarët. Prej javës së kaluar në të gjithë vendin, administrata gjyqësore ka protestuar dhe kërkon rritje pagash me 78 për qind, njëlloj si për gjyqtarët. Kërkohet edhe rritje e shtesave të pagave.