Pr*otestë anti-vaksinë në Shkup: “Jo vaksinimit të detyruar”

Qindra qytetarë sonte protestuan në Shkup kundër paralajmërimit të ministrit Filipçe për vaksinim të detyrueshëm për punonjësit shëndetësorë, ndërsa punonjësit e sektorit publik duhet të kenë certifikatë vaksine ose test negativ çdo javë për të shkuar në punë.

Për protestuesit kjo masë është kundër ligjit.
“Ministri nuk e sheh se në të gjitha vendet ku kishte vaksinim masovik gjendja tani është më keq edhe se në Maqedoni. Për këtë shkak protestoj”, tha një protestues.

Në protestë fjalim mbajtën disa persona të cilët kishin zërim të dobët. Ata porositën se nuk do t’u përulen presioneve dhe kërcënimeve.
“Nuk heqim dorë, nuk lëshojmë. E drejta jonë është nëse do të vaksinohemi ose jo. Ligji dhe kushtetuta na lejon të kemi të drejtën e zgjidhjes”, tha njëri nga folësit.
Ata u drejtuan para objektit të qeverisë, ndërsa para fundit të protestës u paralajmëruan edhe protesta të reja.