Pro*testat për rastet e mo*ntuara, nesër regjim i komunikacionit

Për shkak të pro*testave të paralajmëruara për nesër, në ora 13:30, disa rrugë të Shkupit do të jenë të bll*okuara për qarkullim, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Pro*testa për “rastet e mo*ntuara gjyqësore kundër shqiptarëve”, do të fillojë nga ora 13:30 në Parkun e Çairit dhe do vazhdojë para objektit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

“Për këtë arsye, SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit, dhe nga ora 13:30 deri në përfundimin e pro*testës në disa etapa do të bll*okohen për qarkullim: disa pjesë të rrugës “Hristijan Todorovski Karshposh”, “Xhon Kenedi”, “Cvetan Dimov” si dhe bulevardi “Kërste Misirkov”, bulevardi “Goce Dellçev”, një pjesë e rrugës “Filipi i Dytë”, një pjesë e bulevardit “Ilinden”, “VMRO” dhe “Klimenti i Ohrit””, njoftojnë nga MPB-ja.