Protesta të VMRO-DPMNE-së në shtatë qytete

VMRO-DPMNE sonte mbajti protesta me lëvizje të kolonës së automjeteve nëpër rrugët e shtatë qyteteve në shtet kundër, siç thonë nga partia, krimi, korrupsioni, padrejtësitë dhe ndjekja. Përveç në Shkup, në të njejtën kohë prot*esta pati edhe në Veles, Ohër, Kumanovë, Prilep, Shtip, Manastir.
Darko Kostovski, deputet në Kuvend, theksoi se protesta e sotme në Shkup u mbajt kundër “krimit, kundër korru*psionit të paparë të përmasave të mëdha dhe kryesisht kundër ndjekjes politike që po ndodhë në Maqedoni”.

Nuk duhet të lejojmë, potencoi ai, patriotët të kalben nëpër bu*rgje, ndërsa kri*minelët nga pushteti të jenë në liri. “Ky pushtet derisa i liron kri8minelët në liri, shumë shpesh edhe e akuzon popullin se është fajtor për rrjedhat më të ndryshme politike në shtet dhe kjo ndoshta është edhe një nga simptomat e para se bëhet fjalë për pushtetin diktatorial”, tha deputeti i VMRO-DPMNE-së.

Kostovski deklaroi se “kjo ndjekje politike”, që sipas tij, po ndodhë për shkak të pafuqisë së pushtetit, duhet të ndërpritet menjëherë. “Ai është i frikësuar se për shumë shpejtë do të vijë ajo ditë kur do të përballet ballë për ballë me drejtësinë e pastër dhe të qartë, megjithatë atë që po ia bëjnë popullit maqedonas, ai nuk do ta harrojë dhe do ta dënojë sa më parë”, theksoi Kostovski.