Protesta për ‘vardarishten’, kërkohet mbyllja dhe zhvendosja e deponisë!

Me maska në fytyrë, protestuesit u mblodhën në Maxhari. Fëmijë dhe të moshuar në heshtje, dolën për të shprehur pakënaqësinë për ajrin e ndotur që e shkakton djegia e shpeshtë e deponisë Vardarishte.
Kanë njoftuar të gjitha institucionet kompetente, por problemi ende i pa zgjidhur. Kërkojnë mbylljen urgjente të saj, që asnjë lloj mbeturine të mos deponohet në të. E deri te mbyllja, dëshirojnë e njëjta të sigurohet për 20 orë qoftë.

Nëse këtë nuk mund ta bëjë policia, kërkojnë edhe ndërhyrjen e policisë. Autoritetet e shkupit janë të njoftuar për problemin, por kryetari Petre Shilegov tha se për ta sanuar deponinë në tërësi nevojiten 40 milionë euro dhe këto mjete ai nuk mund t’i sigurojë.