Mediumet në gjuhën maqedonase raportojnë se sot do të ketë pro*testa për rastin “Monstra” që do të organizohen nga parku I Çairit deri te Qeveria. Të njëjtat mediume poashtu transmetojnë një njoftim të policisë, sipas të cilit në rrugët nga Çairi deri te qeveria do të ketë regjim të posaçëm shkaku i pro*testave. Mirëpo Bedri Ajdari, nga Këshilli organizativ, sqaron për gazetën Lajm se pro*testa do të ketë javën e ardhshme e jo gjatë ditës së sotme. “Pro*testat do të jenë më 2 prill dhe ftojmë shqiptarët për pjesëmarrje sa më masovike”, thekson Hajdari.