Protesta para Kuvendit, njëri lihet në burg, 10 të tjerë me detyrim paraqitjeje


Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë me masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” 10 nga 11 të arrestuarit, ndërsa për Dorjan Protoduarin dha arrest me burg. Seanca gjyqësore për masat e sigurisë ndaj 11 të arrestuarve, në lidhje me protestën para Kuvendit të Shqipërisë ku mbetën të plagosur 12 efektivë policie, u zhvillua këtë të dielë, duke nisur nga ora 11 e mëngjesit.

Vendimet, si më poshtë:
Erald Muçaj, detyrim paraqiteje çdo muaj ora 12,
Ali Naliç, detyrim paraqitje,
Alban Ahmetcenaj, detyrim paraqitje,
Paolo Ahmetcenaj, detyrim paraqitje,
Lulzim Dozhlani, detyrim paraqitje,
Fluturim Koleci, detyrim paraqitje,
Ruzhdi Daci, detyrim paraqitje,
Marsel Velillari, detyrim paraqitje,
Dorjan Protoduari, arrest me burg,
Amarildo Sinanaj, detyrim paraqitje,
Shpati Bilbilaj, detyrim paraqitje.
Prokuroria kërkoi “arrest me burg” për ta, ndërkohë që të pranishëm në seancë janë parë edhe deputetë të opozitës, nga PD dhe LSI. Familjarët e protestuesve nuk janë lejuar të futen në sallën e gjyqit, por janë mbledhur jashtë Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, duke protestuar për lirimin e të afërmve të tyre.
Mediet u lejuan vetëm për pak minuta në fillim, më pas seanca ka vijuar me dyer të mbyllura. Policia e Tiranës, ndërkohë, kanë marrë masa shumë të rrepta sigurie, për shkak të informacioneve se mund të kishte përpjekje për cënim të seancës gjyqësore. Për shkak të masave për të mos lejuar hyrjen e personave të paautorizuar në sallë pati edhe një përplasje fizike fillimisht mes deputetëve dhe avokatëve të të pandehurve.
Top Channel