Protesta në disa qytete kundër EVN-së

Protesta në më shumë qytete kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Në Shkup, Tetovë, Gostivar, Dibër e Kërçovë do të protestohet në orën 18. Ndërsa në Kumanovë protesta veç më është zhvilluar. Kërkesat e protestuesve mbetet të pandryshuara siç janë shfuqizimi i vendimit të Komisionit Rregullator të Energjetikës për shtrenjtim të rrymës në kohë të Pandemisë.

Nga Kuvendi kërkojnë të që në vend të Komisionit Rregullator të Energjetikës, të formoj një trup të ri, i cili sipas tyre do të punoj në dobi të qytetarëve. Protestuesit nga Qeveria kërkojnë që të ulet TVSH-ja nga 18% në 5%, siç bënë për shërbimet e ngrohjes qendrore.

“Edhe sot jemi mbledhur me po të njëjtin qëllim, me po të njëjtën arsye, të protestojmë që Komisioni Rregullator i Energjetikës menjëherë të shfuqizojë vendimin për rritjen e çmimit për 7,4% dhe të sjell vendim për ulje e çmimit deri në 46%, gjatë kohës së pandemisë. Kërkojmë dorëheqjen e anëtarëve të këtij komisioni kriminel që i shërben vetëm apetiteve të të lartëve, të kastës mafioze dhe grupeve të interesit. Kërkojmë uljen e TVSH-së së rrymës nga 18% në 5%. Kërkojmë de-monopolizimin dhe liberalizimin e energjisë elektrike. Protesta vazhdon derisa nuk arrihet qëllimi i nevojshëm- deklaroi Bekon Limani, OJQ “Zani” Kumanovë.