Prot*esta në Beograd, digj*en tri makina policore, tenta*tivë për hyrje në Kuvendin e Serbisë

“Prej nesër do të ndalohet çdo tubim në vende publike me më shumë se 5 persona në të hapur dhe në të mbyllur, kurse nga e premtja do të kemi orë të gjatë policore, respektivisht ndalesë për lëvizje deri të hënën, e pastaj do të shohim çka do të ndodhë më tej”, deklaroi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Pas përfundimit të fjalimit të jashtëzakonshëm të Vuçiqit, filloi edhe tubimi i qytetarëve të pakënaqur para godinës së Kuvendit. Edhe studentit njësoj si në ditët e kaluara, u nisën drejt qendrës së qytetit. Arritën edhe disa njësi policore. Në një moment kordoni policore ishte depërtuar, kurse objektivi ishte godina e Kuvendit dhe tentativa që të hyhet brenda. Pasi situata doli nga kontrolli, u kyç edhe xhandarmeria. Policia hidhte lotsjellës, kurse protestuesit dogjën tri makina policore dhe filluan të hedhin shok-bom*ba ndaj policëve. Në terren ishin edhe kolegët e televizionit N1, të cilët për më shumë se pesë orë raportonin drejtpërdrejtë. Katër ekipet të cilat i përcillnin lajmet nga vendngjarja, sot në rrjetet sociale ishin paraqitur si heronj.
Biseduam me Jelena Zoriq, reportere në televizionin N1. Ajo thotë se ende ka probleme për shkak të thithjes së lots*jellësit.

https://www.youtube.com/watch?v=0JpBAKYDAYM&feature=emb_title

“Kam kokëd*himbje, është vështirë. Ndjej vështirësi. Kollitem. Lotsjellësi ende e bën të vetën. Por, gjëja më e rëndësishme është që lotsjellësi nuk më pengoi që ta kryej punën time. Sot po pushoj. Në Serbi ka paralajmërime për prot*esta të reja. Kolegët e mi nga N1 dhe kameramanët do të raportojnë për këto prot*esta”, tha Jelena Zoriq.

Siç thotë, në momente të tilla, më me rëndësi është që t’i adaptohesh situatës për të raportuar.

“Ndonjëherë ndodh që lots*jellësi të bjerë përpara nesh dhe për këtë arsye unë, kameramani dhe kolegët e tjerë po ngulfa*temi, kuptohet se sytë na përloten. Në ato momente flisni më vështirë, më ngadalë dhe më keq, por më e rëndësishme është që të vazhdoni të flisni. Atëherë nuk jeni shembull i mirë për televizor, duke pasur parasysh se po qani, e prishni grimin, por kjo nuk do të thotë se do ta ndërpres raportimin sepse nuk dukem mirë dhe flas keq”, theksoi Jelena Zoriq.

Kreu shtetëror i dë**noi protestat e djeshme dhe tentativën për hyrje në Parlament. Sot, pasdite Presidenti Vuçiq mbajti konferencë për shtyp, ku tha se prot8estat janë politike dhe nuk kanë të bëjnë me koronavirus. Mëngjesin e sotëm, para televizionit ishte vendosur një banderolë në të cilën shkruante “Kemi të drejtë ta dimë të vërtetën. Faleminderit Jelena, faleminderit Tatjana”.