Protesta në 13 qytete të Greqisë për “karakterin grek të Maqedonisë”

Në 13 qytete të pjesës veriore të Greqisë të mërkurën, me 6 qershor, në orën 19 e 30 do të mbahet 13 protesta paralele për “karakterin grek të Maqedonisë”, njofton MIA, transmeton Portalb.mk.

Pella, Kavalla, Drama, Seres, Kukush, Polikastro, Voden, Lerin, Kostur, Ptolemaida, Katerini, Lagadas dhe vendi turistik Nea Mudanja i Halkidikit janë vendet ku organizatorët “Komiteti për luftë për karakterin grek në Maqedoni” i ftojnë qytetarët të dalin në mbledhje për të “parandaluar krimin me dorëzimin e emrit të Maqedonisë”.

“Nëse dikush në parlamentin grek dëshiron ta kundërshtojë vullnetin popullor nuk duhet të ketë as dyshim më të vogël se duhet të përballent me popullin që nuk harron, as që fal. Kërkohet përgatitje nga çdo maqedonas dhe nga çdo grek që ta mbrojmë Maqedoninë tonë”, thuhet në thirrjen i organizatorëve.