Pro*testa masive në Rusi, mbi 200 të arr*estuar

Pro*testa të mëdha janë zhvilluar këtë të shtunë në të gjithë Rusinë kundër Kremlinit, në mbështetje të Alexei Navalny-t, opozitarit dhe kritikut më të ashpër të Putin.
Pro*testuesit, të cilët kanë sfiduar temperaturat e ulëta në lindje të Rusisë dhe Siberi, janë përp*lasur me policinë. Bëhet e ditur se më shumë se 200 prej tyre janë ndaluar nga policia.

Pak ditë më parë, një gjykatë në Rusi la në burg për 30 ditë liderin e opozitës për shkelje të dë*nimit me kusht, në një seancë që injoroi të gjitha thirrjet e vendeve perëndimore për ta liruar atë menjëherë. Pasi arriti t’i shpëtonte he*lmimit, Navalny bëri thirrje për pro8testa masive.